Kërkesë për marrje me qera ambiente zyrash për nevojat e OSK-së

Oda e Stomatologëve të Kosovës fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë ofertat e tyre për lëshimin me qera ambiente zyrash për Odën e Stomatologëve të Kosovës, me specifikat si më poshtë:

• Sipërfaqja e ambienteve për zyra të variojë nga 55 m² – 75 m² ;
• Të jenë së paku tri ambiente të ndara në të njëjtin objekt dhe të jenë funksionale;
• Të jetë në gjendje të rregullt pa pasur nevojë për ndërhyrje të tjera për renovim;
• Energjia elektrike, uji dhe shërbimet tjera të jenë të instaluara në objekt/zyre, lifti instaluar nëse hapësira është në katin e dytë apo më lartë;
• Ambienti i zyrave duhet të ketë ndriçim natyral, të ketë tualet të kompletuara me hidrosanitare;
• Parking i hapur;
• E lidhur me ngrohtoren e qytetit Termokos;
• Lokacioni:i objektit të jetë në Prishtinë (Qendër, Lagjja Ulpianë, Dardani);
• Kohëzgjatja e qerasë do të jetë 3 vite, me mundësi vazhdimi;
• Çmimi jo më i lartë se 450 Euro;
• Pagesa e qerasë do të bëhet çdo muaj në euro (brenda një date që do të përcaktohet në marrëveshje mes palëve).

Të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertën së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm, i cili do të konsiderohet pjesë integrale e saj:
• Ҫertifikatë pronësie me pronar subjektin pjesëmarrës në konkurim ku të jetë specifikuar ambienti që do të jepet me qera, si dhe të jetë përcaktuar qartë sipërfaqja në m2, ose çdo dokument tjetër me të cilin vërtetohet posedimi i ndërtimit (kopje e noterizuar).
• Ofertën ekonomike me vlerën mujore të qerasë;
• Njësitë e hapsirave të paraqiten të paktën me 3 fotografi.

Dokumentacioni të paraqitet në një zarf të mbyllur, me mbishkrimin “Ofertë për dhënie ambiente me qera”, si dhe të dorëzohet në formën fizike në Zyret e Odës së Stomatologëve të Kosovës, Rr. Kosta Novakoviq, Kontenieri i III, kati i 3-të, zyra nr. 217, Prishtinë.

Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave është data 21.05.2021 ora 12.