OSK fillon shpërndarjen e faksimileve unik për stomatolog

Sot, në Zyret e Odës së Stomatologëve të Kosovës filloi shpërndarja e parë e faksimileve unike të prodhuara nën autoritetin e OSK-së.

Me këtë rast Kryetari i OSK-së, Prof. Dr. Blerim Kamberi theksoi se pajisja me faksimilin zyrtar të lëshuar nga OSK-ja, paraqet shenjë për identifikimin profesional, gjegjësisht nënshkrimin profesional të stomatologut.

Afati kohor për aplikim për furnizim me faksimil përfundon me datë 30 qershor 2021. Prandaj, OSK kërkon mirëkuptimin nga ana e juaj, për të respektuar afatin kohor të pajisjes me faksimil të lëshuar nga OSK-ja.