Rikujtim për pajisje me faksimil

Oda e Stomatologëve të Kosovës rikujton anëtaret e saj se periudha për pajisje me faksimil unik të prodhuar nën autoritetin e OSK-së është deri me 30 Qershor 2021.
OSK rikujton se ushtrimi i veprimtarisë pa pajisje me faksimil unik pas datës 30 Qershor, paraqet ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe si e tillë mund të jetë subjekt i kontrolleve nga institucionet përkatëse për inspektimin e veprimtarisë shëndetësore.

Oda e Stomatologëve të Kosovës nuk mban përgjegjësi për pasojat ligjore për anëtarët të cilët aplikojnë për faksimil pas datës 30.Qershor.2021.