Njoftim – Pagesa e anëtarësisë dhe gjoba për licencë të skaduar
I. Të gjithë stomatologëve që ju është lëshuar Licenca e Punës para 16 shtatorit të vitit 2016 e që kanë validitet (afat të skadencës së licencës), janë të obliguar që të regjistrohen dhe anëtarësohen në OSK, si dhe të bëjnë pagesën e anëtarësisë për vitin 2019 në shumë prej 50.00 Euro.
II. Të gjithë stomatologëve të cilëve i’u ka skaduar Licenca e Punës kanë afat kohor më së largu deri me 08.08.2019 që t’i përfundojnë të gjitha procedurat rreth rilicencimit. Pas këtij afati, Oda do të zbaton ndëshkimet sipas Rregullores për Regjistrim, Licencim dhe Rilicencim të Stomatologëve, përkatësht për çdo muaj vonesë, gjoba do të jetë në shumë prej 5.00 Euro.
III. Në rast të dështimit të përmbushjes së këtyre obligimeve, Oda do të merr masa disciplinore ndaj anëtarëve të saj, bazuar në Nenin 40 të Ligjit Nr. 04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësor.