Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet OSK dhe PRAK
Me 25 Korrik 2019 është nënshkruar Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Odës së Stomatologëve të Kosovës dhe Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës.
Palët shprehën vullnetin për bashkëpunim të ndërsjellët për të siguruar avancimin e raporteve në mes të Stomatologëve, si profesionistë shëndetësorë, dhe pacientëve, si shfrytëzues të shërbimeve stomatologjike. OSK dhe PRAK do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta me qëllim të promovimit të të drejtave dhe obligimeve të palëve në një marrëdhënie stomatolog – pacient. Po ashtu ata do të angazhohen në promovimin e parimeve të deontologjisë mjekësore për trajtimin e dinjitetshëm të pacientit, si e drejtë themelore dhe e patjetërsueshme.