Formohet Këshilli Readaktues i revistës stomatologjike
Duke pasur parasysh mungesën e kahershme të një reviste stomatologjike, Oda e Stomatologëve të Kosovës ka filluar procedurat për inicimin e nxjerrjes së revistës stomatologjike e cila do të ketë karakter profesional dhe informues.
Këshilli Drejtues i OSK-së në mbledhjen e mbajtur me 22.06.2021 ka emëruar Këshillin Redaktues të revistës stomatologjike në përbërje:
- Kastriot Meqa – Kryeradaktor
- Miranda Stavileci-Veliu- Anëtare
- Linda Dula – Anëtare
- Migjen Demjaha – Anëtar
- Fisnik Mekaj- Anëtar
Këshilli Redaktues, ka diskrecion të plotë për përcaktimin e të gjitha kushteve dhe kritereve për botim si dhe përzgjedhjen e botimeve profeisonale stomatologjike.