Kryetari i OSK-së, Prof. Dr. Blerim Kamberi nderohet me çmimin prestigjioz “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”
Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë (USSH) ka nderuar Kryetarin, Prof. Dr. Blerim Kamberi, me dekoratën më të lartë, “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, me motivacionin “Për kontribut të veçantë në zhvillimet progresive dhe shkencore në stomatologjinë shqiptare”.
Ceremonia e dekorimit u organizua në Asamblenë Kombëtare të USSH-së, në Elbasan, më 15 dhjetor 2022. Titullin e nderit ia dorëzoi Presidenti i USSH-së, Dr. Nikoll Deda, në prani të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, doajenëve të stomatologjisë shqiptare dhe shumë mysafirëve të pranishëm.
Pas kësaj ceremonie, delegacionet e OSK-së dhe USSH-së mbajtën një takim, në të cilin, përveç tjerash, u arrit pajtimi për intensifikimin e aktiviteteve rreth çështjeve me interes të përbashkët. Ndër të cilat, Kryetari Kamberi propozoi projektin për unifikimin e terminologjisë stomatologjike në gjuhën shqip, me qëllim të krijimit të një standardi të pranuar nga të gjithë profesionistët shqiptarë. Të dy kryetarët u zotuan për formimin e një këshilli redaktues të përbashkët në një të ardhme të afërt.