Revista e Stomatologëve të Kosovës

Sfidat e trajtimit të fëmijëve në stomatologjinë pediatrike

Vështrim i përgjithshëm

 

AUTOR(ËT)

Blerta Latifi-Xhemajli

 

ABSTRAKT

Stomatologjia në vetvete është një degë e vështirë e mjekësisë, pasi përkushtimi dhe saktësia që kërkohet nga mjeku stomatolog është shumë më i lartë se në shumë drejtime tjera të mjekësisë [1]. Ajo që punën e stomato- logut e bënë të vështirë është fusha relativisht e vogël e punës, gjë që e bënë të vështirë trajtimin e një pacienti fëmijë. Puna me pacientë të rritur është më e lehtë, para së gjithash, e kupton rëndësinë e bashkëpunimit me mjekun dhe rëndësinë e intervenimit, ndërsa fëmijët nuk janë në gjendje të kuptojnë rëndësinë e trajtimit. Edhe pse stomatologjia e fëmijëve (pedodoncia) është formë e specializimit stomatologjik sikurse edhe fushat e tjera stomatolgojike, megjithatë, ka veçoritë e saja, siç janë saktësia, kujdesi, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe fokusi i jashtëzakonshëm i pedodontit gjatë trajtimit të fëmijëve [2]. Puna me fëmijë kërkon shumë durim, përpjekje, an- gazhim fizik e psikik, si dhe kohë, e cila në shikim të parë duket e padobishme por, që në të vërtetë, është shumë e nevojshme.

Pedodontët shpeshherë trajtojnë fëmijët të cilët nuk bashkëpunojnë me mjekun, si pasojë e mospërgatitjes së tyre nga prindërit, shpreshherë madje edhe të frikësuar nga prindërit duke e marrë stomatologun si ndëshkim ndaj sjelljeve të tyre. Për më tepër, këta prindër shpesh kanë pritshmëri gjithnjë e më të ulëta për fëmijët e tyre dhe pritshmëri më të larta nga stomatologu. Qas-

jet e këtilla janë të gabuara, nuk përfiton as fëmija e as stomatologu [3]. Një faktor tjetër i rëndësishëm në tra- jtimin e fëmijës është edhe prindërimi. Prindërimi ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Sot, familjet kanë pësu- ar ndryshime në dinamikën prind-fëmijë. Familjet janë të pushtuar nga sulme të pamëshirshme nga mediat dhe gjenden në një luftë kulturore në të cilën fëmijët ndiko- hen nga interneti, televizioni apo mesazhe të tjera [4]. Di- vorci, lodhja e prindërve dhe një mënyrë jetese e nxituar, i pengojnë prindërit të vendosin kufij, të ofrojnë disiplinë të qëndrueshme në familje andaj fëmijët nuk kanë paso- ja për sjelljet e tyre. Hulumtimet tregojnë se e gjithë kjo ka ndikuar në shëndetin mendor, emocional dhe fizik të fëmijëve me reflektim edhe në mënyrën e sjelljes dhe me- naxhimin e tyre në ordinancën stomatologjike.

 

DOI

https://doi.org/10.59138/cmdqhfymjlfsw

 

FAQET: 41-42