Revista e Stomatologëve të Kosovës

Aplikimi i plazmës së pasur me fibrinë të gjeneratës së dytë (PRF) tek ekstraksionet multiple

 

AUTOR(ËT)

Visar Disha, Daniela Veleska-Stevkovska, Stavre Trajculeski, Adem Aliu, Fatbardhë Gashi

 

ABSTRAKT

Nxjerrja e dhëmbëve është një procedurë kirurgjikale e zakonshme në praktikën stomatologjike. Indikacionet përfshijnë: kariesin ekstensiv, traumën, proceset inflamatore, formacionet cistike dhe tumorale, si dhe kërkesat ortodontike dhe protetike të pacientit. Zhvillimi i teknologjisë së implantimeve ka sjellë nevojën për ruajtjen ose krijimin e një baze biologjike pas ekstraksionit të dhëmbit. Ruajtja e alveolës është rekomanduar si një metodë efektive, ekonomike dhe e thjeshtë për të mbajtur konturet e bazës kockore. Për këtë qëllim, përdoren një sërë materialesh dhe teknikash si: autograftet, alograftet, ksenograftet dhe materialet aloplastike, të cilat ofrojnë aftësi osteogjenike, osteoinduktive dhe osteopërçuese. Në këtë përshkrim rasti, një paciente 42-vjeçare i nënshtrohet ekstraksioneve multiple të dhëmbëve, me ruajtjen e alveoles me PRF. Pas aplikimit të protokollit të PRF-së, u vlerësua gjerësia klinike e alveolës dhe u monitoruan parametrat klinikë për 3 muaj. Rezultatet tregojnë se përdorimi i PRF-së për ruajtjen e alveolës paraqet një metodë efektive dhe të sigurt për promovimin e shërimit të plagës dhe regjenerimit të kockës pas ekstraksionit të dhëmbit. Për më tepër, konkluzionet e studimit konfirmojnë se PRF është një material i vlefshëm terapeutik për ruajtjen e alveolës pas nxjerrjes së dhëmbëve dhe sugjerojnë se kjo metodë mund të sjellë rezultate klinike optimale për pacientët.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk3/1/5

 

FAQET: 16-20