Revista e Stomatologëve të Kosovës

Përdorimi i dentinës autogjene të demineralizuar nga dhëmbi i nxjerrur për graftim të defektit kockor si pasojë e cistës dhe ekstraksionit të dhëmbit

 

AUTOR(ËT)

Edvard Janev, Bunjamin Xhaferi, Uran Halimi, Stefan Kuzmanovski, Kemall Bajrami

 

ABSTRAKT

Graftimi i gotës alveolare me graft të dentinës së grimcuar autogjene (biomaterial i dobishëm) menjëherë pas ekstraksionit të dhëmbit konsiderohet alternativë e dobishme për ruajtjen e gotës alveolare. Kjo mundëson mbrojtjen e lamelave bukale dhe linguale, duke ndikuar në formimin e kockës së re medulare dhe lamelare . Grafti nga grimcat e dhëmbëve (si smalti ashtu edhe dentina) konsiderohet një biomaterial i dobishëm autogjen për ruajtjen e alveolës, për shkak të karakteristikave të ngjashme me kockën autologe. Përmes këtij punimi paraqesim rastin klinik të graftimit, me graft autolog të grimcave të dhëmbit, të alveolës së freskët pas ekstraksionit dhe graftimin e defektit të kockës pas heqjes së cistes në maksillë. Ky punim diskuton ngjashmërinë midis kockës dhe dhëmbit dhe përparësitë e përdorimit të graftimit kockor që rrjedh nga dhëmbi. Me teknologjinë e avansuar, përdorimi i dhëmbit të nxjerrë si material efektiv për graftim të kockës mund të konsiderohet alternativë e suksesshme për preservimin e gotës alveolare pas ekstrakcionit dhe mbushjen e defekteve pas intervenimeve kirurgjikale. Fjalët kyçe: dhëmbi, dentinë, graftim kockor.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk3/1/8

 

FAQET: 31-36