KODI ETIK DHE DEONTOLOGJIA STOMATOLOGJIKE NË KONSULTIM PUBLIK

Oda e Stomatologëve të Kosovës pas një procesi të kujdesshëm të shqyrtimit dhe draftimit të Kodit Etik dhe Deontologjisë Stomatologjike, fton të gjithë profesionistët tanë dhe grupeve të interesit që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre, për plotësim/përmirësim të këtij drafti.

Të gjitha kontributet me shkrim duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@osk-ks.org me titull (subject) “KOMENTET – KODI ETIK DHE DEONTOLOGJIA STOMATOLOGJIKE”

Afati përfundimtar i dorëzimit të kontributit tuaj me shkrim në kuadër të procesit të konsultimit për këtë draft, është deri më datën 24.10.2024, në orën 16:00.

Ju lutemi që në kuadër të kontributit tuaj me shkrim, të specifikoni qartë së në çfarë cilësie jeni adresuar në këtë proces konsultimi (p.sh. në cilësi të përfaqësuesit të organizatës, kompanisë, në cilësi individuale, fusha kryesore e veprimit të organizatës/individit etj.)

Bashkëngjitur me këtë njoftim, mund ta hapni draftin mbi Kodin Etik dhe Deontologjinë Stomatologjike, duke KLIKUAR KETU.