Njoftim i rëndësishëm për të gjithë anëtarët e OSK-së
Të nderuar anëtarë,
Në përputhje me ligjin për OPSH-në, ju njoftojmë se është e domosdoshme që çdo anëtar i Odës të përditësojë të dhënat e tij personale dhe profesionale. Ky është një obligim ligjor, dhe është një hap i domosdoshëm për të siguruar që të gjitha informacionet tuaja të jenë të sakta dhe të përditësuara në regjistrin zyrtar të Odës.
Çfarë duhet të bëni?
- Të kyçeni në platformën digjitale, dhe klikoni butonin përditësoni të dhënat tuaja.
- Kontrolloni dhe përditësoni informacionet e kërkuara, si email adresën dhe numrin e telefonit si dhe të ngarkoni ekstraktin e lindjes dhe letërnjoftimin që kërkohet si pjesë e këtij procesi.
- Pas këtyre hapave, ju në email-in tuaj do të pranoni kredencialet për t’u kyçur në profilin tuaj.
- Pasi të kyçeni në profilin tuaj me kredencialet e dërguara, të bëhet përditësimi i të dhënave tjera
- te vegëza PROFILI ju duhet të përditësoni të dhënat tuaja personale;
- te vegëza PUNA E TANISHME ju duhet të përditësoni të dhënat për punësimin tuaj aktual;
- te vegëza ARSIMIMI ju duhet të përditësoni të dhënat mbi shkollimin tuaj.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin tuaj në përmbushjen e këtij detyrimi të rëndësishëm.
Për çdo pyetje ose ndihmë, mund të kontaktoni zyrat e Odës në adresën e emailit odastomatologjike@gmail.com ose në numrin e telefonit 045 / 240 – 588.
Me respekt,
OSK