Zëvendës Kryetar

Donika Bajrami Shabani

Prof.Ass.Dr. Donika Bajrami Shabani ka lindur me 23.11.1976 në Prishtinë, ku dhe ka përfunduar shkolimin fillor dhe të mesëm. Studimet themelore i ka përfunduar pranë Fakultetit të Mjekësisë – Dega e Stomatologjisë në Prishtinë në vitin 2002. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Prishtinë, ku në vitin 2014 ka marrë titullin Doktor i Shkencave Stomatologjike me mbrojtjen e temës: “Vlerësimi i efektit antimikrobik dhe citotoksik të irriguesve dhe barërave të ndryshme endodontike”.

Në vitin 2006 ka përfunduar specializimin nga lëmia Sëmundjet e Dhëmbit me Endodoncion, ku dhe punon si specialiste në këtë klinikë pranë QKSUK. Nga ky vit ka filluar punën si asistente e rregulltë në Katedrën e Sëmundjeve të Dhëmbit me Endodoncion.

Nga viti 2022 është Profesor asistent në Katedrën e Sëmundjeve të Dhëmbit me Endodoncion, Dega e Stoamtologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti I Prishtinës.

Prof.Ass.Donika Bajrami Shabani ka një përvojë që nga viti 2003 në pjesën akademike dhe profesionale, duka marrë pjesë në shumë konferenca, kongrese e trajnime ne vend dhe jashtë Kosovës. Ka të publikuara shumë punime si autore dhe koautore në revista profesionale e
shkencore.

Në vitin 2017-2019 ka qenë këshilltare në Ministrinë ë Shëndetësisë si dhe konsulente për Stategjinë e Kujdesit Primar Shëndetësor nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në vitin 2017 ka vijuar shkollën LonDEC, King’s College London Dental Institute Master Class, për Estetikën në Stomatologji.

Në vitin 2018 ka përfunduar shkollën verore SSPH+ Lugano Summer School, Summer School in Public Health 2018.

Prof.Ass. Donika Bajrami Shabani është Kryetare e Shoqatës së Stomatologëve të Kosovës nga viti 2019-2025

Përfaqësuese e Shoqatës së Endodontëve të Kosovës nga viti 2015

Anëtare e Odës së Stomatologëve të Kosovës. Anëtare e Shoqatës Evropiane të Endodontëve

Kryetare e Komisionit Etik pranë OSK nga viti 2023- 2025

Anëtare e Komisionit për Kuadro dhe Shkencë në kuadër të FM

Profesor Donika Bajrami vazhdon punën e saj akademike dhe shkencore pranë Universitetit të

Prishtinës dhe QKSUK. Jeton në Prishtinë, është e martuar dhe ka tre fëmijë.