Takimi i Kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë

Sot, në ambientet e Odës së Stomatologëve të Kosovës, në vazhdën e takimeve të rregullta, u mbajt takimi mes kryetarëve të Odave të profesionistëve shëndetësorë. Ky takim shërbeu si një platformë për shkëmbimin e informacioneve dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave tona profesionale. Në këtë takim u diskutuan çështje të përbashkëta me interes të ndërsjellë, duke përfshirë zhvillimet e fundit lidhur me ndërtimin e objektit të përbashkët, pasi Komuna e Prishtinës ka miratuar lejen e ndërtimit për këtë projekt, me ç’rast u diskutuan hapat e mëtejshëm për zbatimin e tij. Po ashtu u shqyrtua krijimi i një modeli rotativ për përfaqësimin e Odave në Fondin e Sigurimit Shëndetësor.