Njoftim
Të nderuar anëtarë,
Siç ju kemi njoftuar paraprakisht, bazuar në Qarkoren Informative Nr. 09/2025 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, të gjitha institucionet shëndetësore private që ofrojnë shërbime stomatologjike janë të obliguara të raportojnë rastet e:
- Sëmundjeve Kronike Jo-Ngjitëse
- Sëmundjeve Malinje
Gjeni të bashkangjitur formularët dhe databazat për plotësimin e të dhënave për sëmundje kronike jo-ngjitëse dhe sëmundje malinje.
- Fleteparaqitja e semundjes malinje
- Fletëparaqitja e semundjeve masovike jongjitese
- Baza e semundeve malinje
- Baza e semundjeve kronike jo ngjitese me grupe
Për çdo paqartësi në plotësimin e të dhënave mund të drejtoheni në Departamentin e Statistikave shëndetësore në IKSHPK.