U mbajt punëtoria për plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të Odës së Stomatologëve të Kosovës
Të nderuar anëtarë,
OSK-ja ka organizuar punëtorinë tre (3) ditore, të mbajtur më 16–18 tetor 2025, me qëllim plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të OSK-së.
Gjatë kësaj punëtorie janë diskutuar në mënyrë gjithëpërfshirëse nenet e Statutit ekzistues. U shqyrtuan dhe u propozuan ndryshime që synojnë modernizimin e tij, rritjen e efikasitetit institucional, si dhe përputhjen e dispozitave statutare me kërkesat dhe nevojat aktuale të komunitetit tonë.
OSK-ja falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre ditëve të punës intensive, me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe transparencës së institucionit tonë.
Statuti i OSK-së, me plotësimet dhe ndryshimet e finalizuara gjatë kësaj punëtorie, së shpejti do të dalë në diskutim publik, në mënyrë që komuniteti i gjerë profesional të kenë mundësinë të japin kontributin e tyre për hartimin e një dokumenti sa më gjithëpërfshirës dhe cilësor.
Me respekt,
Oda e Stomatologëve të Kosovës