Marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Dentare Shqiptare (SHDSH) të Shqipërisë
Gjatë zhvillimit të Kongresit të 10-të Mbarëkombëtar të Stomatologjisë, i mbajtur në Tiranë, në datat 31 tetor – 1 nëntor 2025, Kryetari i OSK-së Prof. Dr Blerim Kamberi u takua me Kryetaren e SHDSH-re Prof. asoc. Etleva Qeli. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku të dy kryetarët shkëmbyen ide dhe qëndrime mbi interesat e përbashkëta, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet stomatologëve shqiptarë në të gjitha trojet dhe diasporë, me synim zhvillimin e mëtejshëm të stomatologjisë shqiptare. Në kuadër të këtij takimi, të dy kryetarët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë në përparimin e njohurive profesionale dhe shkencore në fushën e stomatologjisë. Marrëveshja ndër të tjerash parashehbashkëpunim në fushën e edukimit të vazhdueshëm profesional, shkëmbimin e përvojave si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore e profesionale.
