NJOFTIM PËR ANËTARËT E OSK-SË NË KOMUNËN E PRISHTINËS
Të nderuar anëtarë,
Oda e Stomatologëve të Kosovës ju njofton se, menjëherë pas publikimit për diskutim publik të Draftit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 01.nr.110-2782, datë 02.12.2011, për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale të Kryeqytetit, ka filluar shqyrtimin dhe analizimin e dispozitave të propozuara që kanë të bëjnë me pagesën vjetore prej 2,000.00 euro për aktivitetin 8623 – Aktivitetet e dentistëve.
OSK do të trajtojë këtë çështje me prioritet dhe, pas përfundimit të analizës profesionale dhe juridike, do t’ju informojë me kohë për qëndrimet dhe hapat që do të ndërmarrë në mbrojtje të interesave profesionale të anëtarëve të saj.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin tuaj.