Vlerësimi klinik i komplikimeve pas ekstraksionit të molarëve të tretë në varësi të moshës dhe kohëzgjatjes së operacionit
AUTOR(ËT)
Granit Ramabaja
ABSTRAKT
Nxjerrja kirurgjikale e molarëve të tretë mandibularë përfaqëson një nga procedurat më të shpeshta në kirurgjinë orale. Indikacionet kryesore për këtë ndërhyrje përfshijnë perikoronitin, proceset karioze, sëmundjet periodontale, indikacionet e ekstraksionit profilaktik etj. Përkundër natyrës rutinë të ndërhyrjes, ky intervenim mund të shoqërohet me komplikime post-operative si: dhimbja, edema, trismusi, alveoliti, infeksioni, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së pacientit. Në këtë punim do të prezantojmë tre raste klinike të pacientëve të grupmoshave të ndryshme, të cilët kishin indikacion të qartë për ekstraksion kirurgjikal të molarit të tretë mandibular, si pasojë e episodeve të perikoronitit. Njëkohësisht është bërë vlerësimi i korelacionit ndërmjet moshës së pacientit, kohëzgjatjes së ndërhyrjes dhe incidencës së komplikimeve post-operative. Rezultatet sugjerojnë se mosha më e avancuar dhe zgjatja e kohës operative janë faktorë që lidhen me një incidencë më të lartë dhe ashpërsi më të madhe të komplikimeve post-operative.
Fjalët kyçe: molarët e tretë mandibularë, komplikimet post-operatore, mosha, kohëzgjatja e operacionit.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk5/1/8
FAQET: 50-57
