Revista e Stomatologëve të Kosovës

Rehabilitimi multidisiplinar i pacientit me periodontit të avancuar dhe defekt kockor në regjionin frontal maksilar

AUTOR(ËT)

Seat Abazi, Marjan Petkov, Arian Daci, Fisnik Kasapi, Artan Saliu, Argjentina Zendeli Abazi

 

ABSTRAKT

Periodontiti i shoqëruar me defekte kockore vertikale në regjionin anterior paraqet një sfidë klinike dhe estetike. Qasja terapeutike në raste të tilla kërkon integrimin e disiplinave të shumta stomatologjike, përfshirë periodontologjinë, kirurgjinë orale dhe protetikën stomatologjike. Ky prezentim rasti vë në dukje rëndësinë e rigjenerimit të drejtuar kockor (GBR), augmentimin e indeve të buta dhe planifikimin e koordinuar të trajtimit multidiciplinor. Qëllimi i këtij punimi është të prezantoj menaxhimin klinik dhe rehabilitimin e pacientit me destruksion të avancuar periodontal.
Fjalët kyçe: periodontit, defekt kockor anterior, GBR, trajtim multidiciplinar.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk5/1/9

 

FAQET: 58-63