Doli numri i ri i Revistës së Stomatologëve të Kosovës – Vëllimi V, Numri 1, 2026

Të nderuar anëtarë të OSK-së dhe lexues të interesuar,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se është publikuar numri i ri i Revistës së Stomatologëve të Kosovës, botim profesional dhe shkencor i Odës së Stomatologëve të Kosovës.
Ky numër sjell punime kërkimore-shkencore, artikuj profesionalë, prezantime të rasteve klinike dhe përmbajtje të tjera me interes për praktikën dhe zhvillimin e stomatologjisë.
Falënderojmë autorët, recensentët, anëtarët e redaksisë dhe të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuuan në përgatitjen dhe botimin e këtij numri.
Revista është në dispozicion në versionin elektronik në faqen zyrtare të Odës së Stomatologëve të Kosovës:
Me respekt,
Redaksia e Revistës së Stomatologëve të Kosovës