Brejtja e smaltit në ortodonci – shqyrtim literature
AUTOR(ËT)
Migjen Demjaha, Genc Qilerxhiu
ABSTRAKT
Një prej zhvillimeve më të rëndësishme në historinë e ort- odoncisë ka qenë aplikimi i ngjitjes direkte të breketave dhe ateçmenëve tjerë ortodontik në dhëmbë, që u bë e mundur përmes brejtjes së smaltit. Për herë të parë bre- jtja e smaltit u prezantua nga Buonocore. Mirëpo, ishte George Newman ai i cili këtij veprimi i gjeti zbatim në ort- odonci duke e mundësuar ngjitjen direkte të ateçmenëve ortodontik në sipërfaqen e dhëmbit. Megjithatë, shumë shpejt u konstatua se brejtja e smaltit shkakton dëme të ndryshme në sipërfaqen e tij. Prandaj, autorë të ndryshëm kanë bërë hulumtime të shumta për të siguruar ngjitjen e mjaftueshme të ateçmenëve në dhëmb, duke shkaktuar sa më pak dëm në sipërfaqen e smaltit, përmes zvogëlimit të përqendrimit të acidit dhe kohës së veprimit.
DOI
https://doi.org/10.59138/cymqrgfgcodvs
FAQET: 25-28