Revista e Stomatologëve të Kosovës

Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e profesionit të mjekut në Kosovë

 

AUTOR(ËT)

Ekrem Çitaku, Emire Çitaku

 

ABSTRAKT

Në këtë epokë moderne ekzistojnë zgjedhje të shumta për karriere profesionale. Zgjedhja e duhur e karrierës luan një rol të madh në formimin e të ardhmes së një personi. Është e rëndësishme të identifikohen dhe të njihen motivet pse të rinjtë aktualisht aplikojnë për Fakultetin e Mjekësisë. Në literaturën ndërkombëtare shkencore, tema për faktorët kryesorë që qëndrojnë prapa zgjedhjes së profesionit të mjekut, është mjaft e shtjelluar, por në Kosovë ka shumë pak studime lidhur me faktorët kryesorë që qëndrojnë prapa zgjedhjes se profesionit të mjekut. Praktikisht, kjo është një temë jashtë interesit të drejtpërdrejtë institucio- nal dhe publik. Qëllimi i këtij hulumtimi është përcaktimi i faktorëve kryesore që qëndrojnë prapa zgjedhjes së profe- sionit të mjekut. Hulumtimi ka qenë i llojit sasior, eksplor- ativ dhe me natyrë empirike. Hulumtimi është realizuar përmes pyetësorëve. Të dhënat janë përpunuar përmes programit softuerik SPSS. Mostra ka përfshirë 300 mjekë/ stomatologë (që punojnë në nivelin parësor, dytësor dhe tretësor) dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë të Univer- sitetit të Prishtinës. Nga ky numër 55.7% (N=167) ishin të gjinisë femërore. Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 31.4±9.14, ku pjesëmarrësi me i ri ishte 20 vjeçar, kurse më i moshuari 61 vjeçar. Ndërsa faktorët kryesorë në zgjedh- jen e profesionit të mjekut në Kosovë janë: dëshira për t’i ndihmuar njerëzve të sëmurë (56,7%), fitimi i titullit doktor (40%) dhe tradita familjare (23%).

Fjalët kyçe: profesion, karrierë, fakultet i mjekësisë, mjek/ stomatolog.

 

DOI

https://doi.org/10.59138/xaymdvegucsqf

 

FAQET: 36-40