In memoriam
ABSTRAKT
Prof. Dr. Qamile Jaka ka qenë personalitet i shquar i shkencës së stomatologjisë dhe një specialiste e mirënjohur në vend në fushën e ort- odoncisë. Ishte stomatologe e parë shqiptare në Kosovë. Ajo krijoi figurën e femrës intelektuale që punon me përkushtim në profesionin human dhe punoi e kontribuoi me devotshmëri të lartë në dhënien e shërbimeve stomatologjike si dhe për krijimin e brezave dhe mbarëvajtjes së punës akademike.
Qamile Jaka u lind në Tropojë më 08.08.1941. Shkollën fillore e të mesme e kreu në Gjakovë, kurse studimet në Stomatologji në Beograd i përfun- don me sukses në vitin 1967. Specializimin edhe studimet pasdiplomike nga lëmia Ortopedia e Nofullave e mbaroi në vitin1976. Punimin e ma- gjistraturës e ka mbrojtur në vitin 1981 në Fakultetin e Stomatologjisë në Beograd, ndërsa tezën e doktoraturës e ka mbrojtur në vitin 1986 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Gjatë viteve 1967-1980 ka punuar në Poliklinikën e dhëmbëve në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë, kurse prej vitit 1980 në Seksionin e Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë. Në vitin1978 u zgjodh asistente në lëndën Ortopedia e Nofullave. Në vitin1987 docente, profesor inordinar u zgjodh në vitin1994 kurse profe- sor ordinar më 20.08.2001.
Ka qenë anëtare e sekretariatit të Shoqatës së Stomatologëve të Kosovës si dhe Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës së ortodontëve të Jugosllavisë, kryetare e Komisionit Kadrovik, anëtare e Komisionit për Kuadro dhe zhvillim dhe e Komisionit për veprimtari shëndetësore dhe specializime në Fakultetin e Mjekësisë si dhe shef i Katedrës së Stomatologjisë dhe Klinikës së Ortopedisë së Nofullave.
Për rezultatet e punës së saj është dekoruar me medaljen e punës në vitin 1978, është fituese e shpërblimit të Bashkësisë vetëqeverisëse të in- teresit dhe mbrojtjes shëndetësore më 1981, mirënjohjeve të Javës së X Stomatologjike më 1974, Kongresit VII të Stomatologëve të Jugosllavisë më 1980, Kongresit të V të Ortodontëve të Jugosllavisë 1986. Në vitin 1995 i është ndarë mirënjohja e Universitetit të Prishtinës, në vitin 2000 me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Degës së Stomatologjisë, si dhe në vitin 2005 ka marrë mirënjohje nga Shoqata e Stomatologëve të Kosovës dhe nga QKSUK. I ka të publikuara mbi 45 punime shkencore dhe pro- fesionale.
Prof. Dr. Qamile Jaka në vitin 2022 është nderuar me dekoratën më të lartë që ndan Oda e Stomatologëve të Kosovës “Nderi i Stomatologjisë Kosovare” (post morten). Prof. Dr. Qamile Jaka ka vdekur në Prishtinë më 31.08.2007.
DOI
https://doi.org/10.59138/ddbiopusrbmcg
FAQET: 72