Revista e Stomatologëve të Kosovës

Nga kryeredaktori

 

AUTOR(ËT)

Kastriot Meqa

 

ABSTRAKT

Të nderuar lexues të RSK-së,

Pas suksesit të vëllimit të parë të Revistës së Stomatologëve të Kosovës, Redaksia vazhdoi aktivitetet për nxjerrjen e numrit të tretë të radhës për vëllimin e dytë, si vazhdimësi e projektit vizionar të OSK-së.

Edhe në këtë numër janë përmbledhur tema nga lëmi të ndryshme të stomatologjisë, ku kontribuuesit e këtyre shkrimeve kanë paraqitur rezultatet e hulumtimeve të tyre shkencore dhe profesionale, si dhe këndvështrimet për çështjet që kanë zgjuar interesimin e shumë profesionistëve.

Për punimet e këtij numri kanë dhënë kontribut, si gjithmonë, përveç nga Kosova, edhe autorët nga Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria,
me tematika për rëndësinë e mirëmbajtjes së higjienës orale në rastet me aparate fikse ortodontike, aplikimin e dioda laserit në trajtimin endodontik të periodontiti kronik apikal, qëndrueshmërinë e rindërtimeve të derdhura metalike ndaj atyre fibër-post, restaurimet jo-traumatike te fëmijët, ndikimin e bimës së trumzës në rritjen e Enterococcus faecalis në dentinë, vlerësimin e çrregullimit të nyjëtimit temporomandibular me anë të pyetësorëve, vlerësimin in vitro të obturimit të kanaleve me anë të miko CT-së, regjenerimin e kockës alveolare te pacienti me sklerozë multiple, punimet protetikore të punuara me printer tredimensional me retinim në implante, ngritjen e dyshemesë së sinusit me pajisje piezoelektrike, ndikimin e metodave terapeutike te pacientët me diabet dhe dëmtime parodontale, si dhe për morfologjinë e kanaleve të molarëve të tretë.

Shpresojmë që këto tema do të zgjojnë interesimin e lexuesve tanë dhe do të arrijnë të kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm të profesionistëve të stomatologjisë.

Në emër të Redaksisë falënderojmë përzemërsisht Botuesin e Revistës, në krye me Prof. Blerim Kamberin, për përkrahjen e pakursyer profesionale dhe shkencore në botimin e suksesshëm të këtij numri.

Lexim të këndshëm!

Dr. Sci. Kastriot Meqa

Kryeredaktor i RSK-së

 

DOI

https://doi.org/10.59138/fxgjfyqoiiipe

 

FAQET: 1