Nderimi i Kryetarit të OSK-së, Prof. Dr. Blerim Kamberit me Çmimin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”
ABSTRAKT
Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë (USSH) ka nderuar Kryetarin, Prof. Dr. Blerim Kamberi, me dekoratën më të lartë, “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, me motivacionin “Për kontribut të veçantë në zhvillimet progresive dhe shkencore në stomatologjinë shqiptare”. Ceremonia e dekorimit u organizua në Asamblenë Kombëtare të USSH-së, në Elbasan, më 15 dhjetor 2022. Titullin e nderit ia dorëzoi Presidenti i USSH-së, Dr. Nikoll Deda, në prani të anëtarëve të Asam- blesë Kombëtare, doajenëve të stomatologjisë shqiptare dhe shumë mysafirëve të pranishëm. Fjalimi falenderues i kryetarit Kamberi:
Për mua është nder i madh dhe i veçantë që më bëri Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë me presidentin e tij, Nikoll Deda, për akordimin e titullit Nderi i Stomatologjisë Shqiptare. Ju jam mirënjohës të gjithëve juve që jeni mbledhur në këtë sallë për t’më nderuar dhe uruar.
Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin me mua në rrugëtimin drejt kësaj dekorate shumë të çmuar, të cilët shpenzuan kohën dhe mundin e tyre: familjen time të ngusht, miqtë dhe kolegët e afërt nga të gjitha trevat mbarëshqiptare. Mirënjohja ime e sinqertë për të gjithë.
Ky Çmim do të jetë i paharrueshëm për mua dhe do të më kujtojë para së gjithash punën e përbashkët me kolegët e trevave mbarëshqiptare në fushën profesionale, akademike e shkencore dhe se do të vazhdojë të ofrojë në të ardhmen gjithë përvojën dhe përkushtimin tim në zhvillimin e mëtejmë të stomatologjisë shqiptare.
Edhe njëherë, faleminderit të gjithëve.
DOI
https://doi.org/10.59138/wtkcuyplqvdbt
FAQET: 70-71