Revista e Stomatologëve të Kosovës

U mbajtën zgjedhjet e përgjithme për Kuvendin e OSK-së

 

AUTOR(ËT)

Nga OSK-ja

Në këtë vit, më 15 shkurt, Kuvendi i OSK-së shpalli Zgjedhjet e përgjithshme për organet e OSK-së, me datë 22 mars. Procesi zgjedhor u karakterizua me pjesëmarrje të lartë të votuesve (62 %) dhe gjatë tërë procesit zgjedhor, në të gjitha njësitë zgjedhore nuk pati asnjë incident apo ankesë. Kjo dëshmon edhe njëherë për organizim të mirëfillte të pro- cesit zgjedhor. Me datë 7 prill 2023, Kuvendi i Odës së Stomatologëve të Kosovës, pas përfundimit të zgjedhjeve për Kuvendin e saj ka mbajtur seancën konstituive të legjislaturës III. Në këtë seancë, Prof. Dr. Blerim Kamberi u rizgjodh kryetar i OSK-së me mandat 4-vjeçar (2023–2027). Kryetari i sapo zgjedhur falënderoi anëtarët e Kuvendit përzemër- sisht për besimin e treguar, dhe theksoi se detyra e të parit të OSK-së është pozita më e nderuar për të dhe ndjehet i lumtur dhe krenar që sërish do të udhëheq komunitetin e stomatologëve në Kosovë. Kryetari anëtarëve të Kuvendit ju ofroi bashkëpunim të hapur dhe të sinqertë me qëllim të realizimit të objektivave të programit të paraqitur.

 

DOI

https://doi.org/10.59138/gcypfajavxnkn

 

FAQET: 124