Revista e Stomatologëve të Kosovës

Vlerësimi i aftësisë obturuese të pastave me bazë të bioqeramikës në mbushjen e kanalit të rrënjës së dhëmbit pas përpunimi me SAF sistem – studim in vitro

 

AUTOR(ËT)

Astrit Kuçi

 

ABSTRAKT

Qëllimi i këtij punimi ishte përcaktimi i depërtimit të pastës MTA Fillapex (Angelus, Londrina, PR, Brazil) në kanalëzat e dentinës te dhëmbët me kanale të obturuara me kondenzim lateral të gutaperkës në prani, ose mungesë të smear shtresës. Për këtë studim in vitro janë testuar 30 paramolarë mandibularë human të ekstrahuar për shkaqe parodontale. Pas largimit të pjesës së kurorës deri në kufirin smalt-cement, si dhe trepanimit të dhomës pulpare, kanalet janë përpunuar me instrumentet me vetpërshtatje (Self-adjusting File SAF, ReDent-Nova, Ra’anana, Israel). Irrigimi i mostrave të grupit të parë është bërë vetëm me hipoklorur natriumi 2.6%, ndërsa te grupi i dytë irrigimi është bërë me hipoklorur natriumi 2.6% dhe EDTA 5%. Pasta e përdorur për obturimin e këtyre dy grupeve eksperimentale ishte pasta e MTA Fillapex me metodën e kondesnimit lateral të gutaperkës. Pas fortësimit të mbushjes, mostrat janë prerë në distancë 4, 8 dhe 12 mm tërthorazi nga maja e apeksit. Depërtueshmëria e pastës në kanalëzat e dentinës është përcaktuar me anë të mikroskopisë konfokale laserike. Rezultatet e fituara raportuan për depërtueshmëri më të lartë të pastës në të tretën koronale dhe të mesme, ndërsa sa i përket smear shtresës, u raportua se largimi i saj mundëson thellësi më të madhe të mbushjes te kanalet e përpunuara me SAF sistem, si dhe të obturuara me teknikën e kondensimit lateral të gutaperkës.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk3/1/2

 

FAQET: 4-7