Revista e Stomatologëve të Kosovës

Teknika e augmentimit me unazë kockore autogjene

 

AUTOR(ËT)

Sinan Arllati, Kreshnik Syka

 

ABSTRAKT

Nxjerrja e dhëmbit përcjellet me reduktim vertikal të kreshtës alveolare si pasojë e atrofisë kockore. Në rastet kur kemi të bëjmë me nofullën e sipërme ndryshimet në dimensione të kockës alveolare mund të percjellen edhe me pneumatizim të sinusit maksillare. Këto ndryshime janë me të theksuara pas nxjerrjes së molarit të parë dhe të dytë maksillare, dhe sidomos pas nxjerrjes së dy ose më shumë dhëmbëve në varg të regjionit distal maksillare. Teknika 21 dhe materiale të ndryshme përdoren për të siguruar mbështetjen e duhur kockore për implantet dentare në keto raste. Në rastin e paraqitur, është aplikuar teknika e transplantimit me unazë kockore autogjene dhe vendosje tv menjëhershme të implantit në të njejtën seancë kirurgjike. Fjalet kyçe: nxjerrja e dhëmbëve, resorbimi i kockës, implanti, unaza kockore autogjene.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk3/1/6

 

FAQET: 21-25