Vlerësimi i rasteve të kaninit të retinuar në maksillë dhe mandibulë
AUTOR(ËT)
Matilda Shena, Eva Habazaj, Briana Muça, Erila Spahiu
ABSTRAKT
Kaninët e retinuar maksillarë dhe mandibularë përfaqësojnë një problem klinik që haset shpesh dhe trajtimi i tyre kërkon në përgjithësi një qasje ndërdisiplinore. Në këtë studim u analizua prania e kaninëve të retinuar për periudhën 5 vjeçare (2020-2024) në dy klinika dentare në Tiranë. Gjetjet tregojnë se përqindja e kaninit të retinuar është më e shpeshtë në maksillë 3.5% krahasuar më përqindjen e kaninit të retinuar në mandibulë me 1.7%. Studimi identifikoi një numër më të lartë të rasteve te femrat dhe tregoi se shumica e pacientëve ishin asimptomatikë.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk3/2/6
FAQET: 65-68