Revista e Stomatologëve të Kosovës

Korrigjimi i buzëqeshjes gingivale duke përdorur guidën kirurgjike

AUTOR(ËT)

Bestrim Qazimi, Ana Bytyçi, Enes Qazimi, Musa Qazimi

 

ABSTRAKT

Termi “gummy smile” i referohet një gjendje që karakterizohet nga ekspozimi i tepërt i gingivës gjatë buzëqeshjes, zakonisht më shumë se 3 mm. Kjo gjendje mund të rezultojë nga faktorë të ndryshëm, si pozicioni i muskujve të buzës së sipërme, forma dhe pozicioni i dhëmbëve, apo struktura e kockës maksillare. Për disa individë, ky ekspozim i tepruar mund të ndikojë negativisht në estetikën e buzëqeshjes, duke çregulluar harmoninë midis dhëmbëve dhe gingivës. Ky studim prezanton rastin e një pacienteje 31-vjeçare, e cila iu nënshtrua korrigjimit të ekspozimit të tepërt të gingivës gjatë buzëqeshjes përmes zgjatjes së kurorave klinike, duke përdorur procedura të gingivektomisë dhe osteotomisë, e të bazuara në një udhëzues kirurgjik individual. Planifikimi digjital dhe krijimi i një udhëzuesi kirurgjik mundësuan një konturim preciz të gingivës dhe një modifikim të saktë të kockës. Përmes osteotomisë, është reduktuar pragu alveolar i maksillës, duke adresuar një nga faktorët kryesorë të krijimit të një buzëqeshjeje gingivale. Ky rast ilustron efektivitetin e përdorimit të udhëzuesve kirurgjikalë dhe teknikave të osteotomisë për korrigjimin e ekspozimit të tepërt të gingivës, duke arritur rezultate të mira, të qëndrueshme e që përmirësojnë njëkohësisht funksionin dhe momentin estetik të pacientit.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk3/2/9

 

FAQET: 76-79