Rehabilitimi protetik i dimensionit të humbur vertikal dhe kafshimit të kryqëzuar anterior me punime fikse-mobile
AUTOR(ËT)
Arlinda Tmava Dragusha, Linda J. Dula
ABSTRAKT
Ky prezentim rasti paraqet trajtimin e një paciente me humbje të dimensionit vertikal të okluzionit shkaktuar nga abrazioni i dhëmbëve anterior dhe mungesa e dhëmbëve posteriorë, shoqëruar nga kafshim i kryqëzuar. Pas ekzaminimit të plotë dhe analizave, u zhvillua një plan trajtimi që përfshinte punime fikse metal-keramike dhe protezë parciale të skeletuar të ankoruar me ateçmen. Kjo qasje ndihmoi në rikthimin e dimensionit vertikal, stabilizimin e okluzionit dhe përmirësimin e estetikës dhe funksionit oral. Një planifikim i kujdesshëm dhe trajtim i personalizuar janë thelbësore për rikthimin e funksionit stomatognatik dhe pamjes estetike në raste të tilla komplekse.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk4/1/8
FAQET: 32-36