Revista e Stomatologëve të Kosovës

Menaxhimi i anafilaksës në praktikën stomatologjike

AUTOR(ËT)

Basri Lenjani, Ilirian Lenjani

 

ABSTRAKT

Anafilaksa është emergjencë e rrallë, por potencialisht fatale, që mund të ndodhë pas ekspozimit ndaj alergjenëve të ndryshëm të materialeve stomatologjike. Njohja e hershme e kësaj emergjence dhe menaxhimi i menjëhershëm janë thelbësore. Të dhënat tregojnë se anafilaksa në stomatologji mbetet një ngjarje e rrallë, ndërsa përgatitja adekuate, njohja e hershme dhe administrimi i menjëhershëm i adrenalinës janë faktorët kryesorë për menaxhimin adektuat. Edukimi i vazhdueshëm dhe aftësimi i profesionistëve të stomatologjisë është thelbësore për menaxhimin efikas të emergjencave anafilaktike stomatologjike.
Fjalët kyçe: anafilaksa, alergjia, praktika stomatologjike.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk4/2/4

 

FAQET: 68-74