Revista e Stomatologëve të Kosovës

Ndikimi i hipofunksionit të gjëndrës tiroide në indet e buta të mukozës orale

AUTOR(ËT)

Mirlinda Sopi Krasniqi, Visar Bunjaku, Zana Sllamniku Dalipi

 

ABSTRAKT

Studimet e fundit sugjerojnë lidhje sinjifikante në mes të disfunksionit të gjëndrës tiroide dhe ndryshimeve në mukozën orale, përfshirë lezione kronike mukozale, hiposalivacion, sindromën e djegjës së gojës dhe predispozicion të rritur ndaj mikozave. Ky studim synon të shqyrtojë lidhjen në mes të hipotiroidizmit dhe manifestimeve orale, duke prezantuar tre raste klinike që pasqyrojnë ndikimin e çrregullimeve të gjëndrës tiroide në shëndetin e mukozës orale. Tre pacientë me çrregullimeve të gjëndrës tiroide manifestuan lezione orale të ndryshme, përfshirë lihenin oral, kandidiazën orale dhe sindromën e djegjës së gojës. Pacientët u vlerësuan përmes anamnezës, ekzaminimit klinik ekstraoral dhe intraoral, markerëve funksional (TSH, T3, T4) dhe markerëve autoimun të gjëndrës tiroide (anti-TPO, anti-TG) si dhe ekzaminimeve imazherike. Trajtimi ka përfshirë terapi lokale simptomatike si dhe trajtim endokrinologjik për stabilizimin e funksionit të gjëndrës tiroide. Analizat laboratorike konfirmuan hipotiroidizëm dhe nivele të rritura të antitrupave anti-TPO dhe anti-TG tek pacientët me manifestime orale. Trajtimi i kombinuar lokal dhe sistemik i gjëndrës tiroide rezultoi në përmirësim të dukshëm të simptomave orale dhe normalizim të parametrave hormonal. Mukozat orale mund të shërbejnë si tregues të hershëm të hipotiroidizmit.
Fjalët kyçe: lezionet orale, hipofunksioni i gjëndrës tiroide.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk4/2/6

 

FAQET: 80-87