Revista e Stomatologëve të Kosovës

Trajtimi ortodontik i malokluzionit të klasës së tretë me aparat mobil pllakor dhe aparat fiks

AUTOR(ËT)

Mimoza Selmani

 

ABSTRAKT

Malokluzioni i klasës III përbën një sfidë të rëndësishme ortodontike për shkak të etiologjisë së tij multifaktoriale dhe ndikimit të dukshëm në estetikën dhe funksionin orofacial. Ky punim prezanton një rast klinik të një pacienteje 12 vjeçare me malokluzion skeletor të klasës III, profil konkav, shkallë incizale negative dhe kafshim të kryqëzuar bilateral. Vlerësimi klinik dhe analiza cefalometrike (SNA 78°, SNB 83°, ANB -5°, Wits -3 mm) konfirmuan një disbalancë të theksuar ndërmjet nofullave. Trajtimi u realizua në dy faza: fillimisht me aparat mobil pllakor për zgjerim transversal dhe stimulim të tërheqjes frontale të maksillës, më pas me aparat fiks Straight-Wire MBT të kombinuar me goma intermaksillare për radhitje dhe harmonizim okluzal. Në përfundim u arrit raport i klasës I, shkallë incizale dhe mbulimi incizal brenda vlerave , korrigjim i kafshimit të kryqëzuar dhe përmirësim i dukshëm i profilit të fytyrës. Qasja dy-fazore te pacientët në rritje është efektive për korrigjimin e komponentit skeletor dhe dentar, duke reduktuar potencialisht nevojën për ndërhyrje kirurgjikale në të ardhmen.
Fjalët kyçe: malokluzioni i klasës III, trajtim dy-fazore, stabilitet okluzal.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk4/2/7

 

FAQET: 88-93