Revista e Stomatologëve të Kosovës

Rehabilitimi digjital protetikor “All-on-6 Full Zirconia”

AUTOR(ËT)

Sinan Arllati

 

ABSTRAKT

Përparimet në teknologjinë digjitale kanë transformuar në mënyrë të konsiderueshme procesin e planifikimit, dizajnimit dhe realizimit të rehabilitimeve fikse të mbështetura mbi implante. Koncepti “All-on-6” përfaqëson një ndër zgjidhjet më bashkëkohore për trajtimin e pacientëve me padhëmbësi totale. Në këtë punim paraqitet një rast klinik i realizuar nëpërmjet një protokoli digjital të plotë (digital workflow), i cili përfshin skanimin intraoral me Medit i700, dizajnimin CAD në softuerin Exocad dhe punimin e urës fikse monolitike prej zirkoni, të fiksuar me vida (screw-retained). Qëllimi kryesor i punimit është të vlerësohet saktësia, efikasiteti dhe përfitimet funksionale e estetike që ofron kjo qasje moderne, krahasuar me metodat konvencionale të rehabilitimit protetikor.
Fjalët kyçe: cad, zirkoni, exocad, intraoral, screw-retained, digjital.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk4/2/9

 

FAQET: 100-104