Rehabilitimi protetik me lidhje konometrike dhe teknikë cementimi ekstraoral në implant i-LiNQ
AUTOR(ËT)
Lirim Muçolli
ABSTRAKT
Qëllimi i këtij raporti është të paraqesë rehabilitimin protetik të një implanti të vetëm duke përdorur sistemin i-LiNQ (Novodent), i cili bazohet në një lidhje konometrike me friksion. Restaurimi u krye me një kurorë zirkonike CAD/CAM të cementuar ekstraoral mbi një bazë titaniumi dhe të vendosur mbi implant nëpërmjet mekanizmit cold welding. Rezultati përfundimtar tregoi stabilitet të kënaqshëm funksional dhe estetik, duke eliminuar nevojën për cementim intraoral.
Fjalët kyçe: implanti i-LiNQ, CAD/CAM, kurorë prej zirkoni, saldim i ftohtë, lidhje konike vetëbllokuese.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk5/1/10
FAQET: 64-68
