Statusi dentar i pacientëve me sëmundje malinje pas radioterapisë dhe kimioterapisë
AUTOR(ËT)
Dea Byci, Donika Shabani Bajrami
ABSTRAKT
Ky studim ka për qëllim vlerësimin e statusit dentar, simptomave orale dhe higjienës orale te pacientët me sëmundje malinje të trajtuar me kimioterapi, radioterapi ose terapi të kombinuar. Studimi u realizua si një hulumtim krahasues i tipit cross-sectional me 55 pjesëmarrës, prej të cilëve 45 ishin në grupin e studimit dhe 10 në grupin e kontrollit. Të dhënat u mblodhën përmes një pyetësori të strukturuar dhe ekzaminimit klinik intraoral, duke përdorur indeksin DMFT (Decayed, Missing and Filled Teeth). Rezultatet tregojnë se vlera mesatare e indeksit DMFT në grupin e studimit ishte 22.7, me dominim të komponentit të dhëmbëve të humbur. Simptomat orale më të raportuara ishin ndryshimet e shijes (75.5%), dhimbja në mukozën orale (48.8%) dhe ulceracionet orale (24.4%). Studimi tregon se pacientët onkologjikë paraqesin prevalencë më të lartë të komplikimeve orale dhe status dentar jo të mirë pas trajtimeve onkologjike. Këto rezultate mbështesin nevojën për vlerësim dhe monitorim stomatologjik gjatë trajtimit onkologjik.
Fjalët kyçe: shëndeti oral; kimioterapia; radioterapia; indeksi DMFT; komplikimet orale; kariesi dentar.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk5/1/3
FAQET: 11-16
