Revista e Stomatologëve të Kosovës

Aspektet e planifikimit të trajtimit në rehabilitimet fikse me implante

AUTOR(ËT)

Edisa Karamitri, Çeljana Toti

 

ABSTRAKT

Implantet dentare të oseointegruara mundësojnë rikthimin e funksionit dhe estetikës te pacientët me padhëmbësi të pjesërishme apo të plotë. Implantologjia dentare konsiderohet opsion në çdo plan trajtimi që kërkon zëvendësimin e dhëmbëve të humbur. Në këtë aspekt, planifikimi i trajtimit me implante është komponenti më i rëndësishëm i çdo modaliteti terapeutik që ne realizojmë. Përpara çdo ndërhyrjeje kirurgjikale implantare te pacienti, ne si klinicistë duhet t’u përgjigjemi disa pyetjeve vendimmarrëse. Disa nga këto vendime përfshijnë: nëse duhet ta ruajmë apo ta ekstrahojmë dhëmbin; çfarë lloj mikrostrukture e implantit do të përmirësonte oseointegrimin; cilat protokole ngarkese duhet të zbatohen; vendosja me apo pa udhëzues kirurgjikal; çfarë teknike të merret masa, dizajni protetikor dhe planifikimi okluzal që duhet të përdoret; si dhe cili faktor prognostik do të ndikojë në suksesin intra dhe post-operativ të procedurave tona. Përmes përshkrimit të rasteve klinike dhe rishikimit të literaturës bashkëkohore, ky punim ofron një udhëzues sistematik për planifikimin e trajtimit me implante dentare që duhet të marrim parasysh për një sukses afatgjatë. Klinicistët dhe mësimdhënësit do të gjejnë udhëzime për hapat e rëndësishëm në procesin drejt një trajtimi restaurues të suksesshëm dhe të parashikueshëm.
Fjalët kyçe: implante dentare, protokollet e ngarkesës, dizajni i protezës, okluzioni, planifikimi i trajtimit.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk5/1/6

 

FAQET: 33-42