Revista e Stomatologëve të Kosovës

Trajtimi bashkëkohor i apnesë obstruktive të gjumit përmes aparateve orale MAD (Mandibular Advancement Device)

AUTOR(ËT)

Alban Kurti

 

ABSTRAKT

Apnea obstruktive e gjumit është një sëmundje që bën pjesë në grupin e çrregullimeve respiratore të lidhura me gjumin, ku gjatë gjumit frymëmarrja ndërpritet në mënyrë të përsëritur për shkak të relaksimit të muskujve të fytit, gjë që shkakton bllokimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Edhe pse standardi i artë i trajtimit mbetet terapia me CPAP (Continuous Positive Airway Pressure), shkalla e ulët e pranimit (kompliancës) nga pacientët ka nxitur përdorimin e alternativave të tjera, siç janë aparatet orale MAD (Mandibular Advancement Device). Këto aparate parandalojnë kolapsin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes përmes avancimit dhe repozicionimit të mandibulës. Ky punim prezanton një rast klinik të trajtimit të suksesshëm të një pacienti me apne obstruktive të gjumit të shkallës mesatare përmes aparatit oral MAD.
Fjalët kyçe: apnea e gjumit, aparatet orale, poligrafia, avancimi mandibullar.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk5/1/7

 

FAQET: 43-49