Kryetari

Prof.Dr. Blerim Kamberi

I lindur në vitin 1963 në Gjilan. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i ka përfunduar në Gjilan dhe Prishtinë. Studimet e rregullta i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës. Studimet posdiplomike të magjistraturës dhe ato të doktorates poashtu i përfundoi në Universitetin e Prishtinës.

Prof.Dr.Blerim Kamberi është profesor i rregullt në lëndën Sëmundjet e dhëmbit me Endodoncion në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës”Hasan Prishtina”. Specializimi i tij ngushtë nga fusha e stomatologjisë është nga lëmi Sëmundjet e Dhëmbit dhe Gojës.

Prof. Dr. Blerim Kamberi ka një karrierë të gjatë në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe të Shëndetësisë në Kosovë, që nga viti 1988. Gjatë këtyre viteve të karierës arsimore, profesionale dhe shkencore ka të publikuara dhe të kumtuara mbi 100 punime, si dhe është autor i monografisë “Dhëmbët si tregues biologjik i ndotjes së mjedisit me metale të rënda”. Redaktor i botimit në gjuhë shqipe të librit Endodoncia: parimet dhe praktika (2016). Është autor i dy kapitujve: Periodontitet (XI) dhe Terapia e kanalit të infektuar (XXV) në “Sëmundjet e dhëmbit me Endodoncion” të autorit V.Hoxha, Prishtinë, 2017. Kryeredaktor I botimit në gjuhën shqipe të librit Bazat e kariesit dentar (2018).

Prof.Dr. Blerim Kamberi ka ligjëruar në universitetet e ndryshme në fushën e endodoncisë, me përqëndrim në modalitetet e reja të trajtimit dhe teknikat bashkëkohore klinike. Është recensent në disa revista ndërkombëtare dhe me përvoja në projekte të kërkimeve shkencore dhe profesionale.

Krahas punës arsimore, profesionale dhe shkencore, prof.dr. Blerim Kamberi ka ushtruar edhe detyra udhëheqëse:

Për punën shumëvjeçare të tij është shpërblyer me mirënjohje nga:

Në mars të vitit 2019 është zgjedhur Kryetar i Odës së Stomatologëve të Kosovës (2019-2023).
Në prill të vitit 2023 është rizgjedhur Kryetar i Odës së Stomatologëve të Kosovës (2023-2027).
Jeton në Prishtinë. Është i martuar dhe baba i tre fëmijeve.