FDI i përgjigjet udhëzimeve të fundit të OBSH-së për ofrimin e shërbimeve stomatologjike në kontekstin e COVID-19
Brenda konsideratave të dhëna, OBSH shprehet se shërbimet stomatologjike – përfshirë kujdesin rutinor të kujdesit oral, siç janë kontrollet, pastrimet e dhëmbëve dhe kujdesi parandalues - mund të vazhdojnë gjatë pandemisë COVID-19, në ato vende ku ka pasur një ulje të mjaftueshme të shkallës së transmetimit nga transmetimi në komunitet në rastet e grupimeve. FDI e konsideron botimin e OBSH-së si një dokument ‘udhëzues’ dhe jo ‘direktivë’, pa paragjykuar që “me një zgjidhje t’i përshtaten të gjitha shteteve”. Prandaj, direktivat zyrtare që janë tashmë në fuqi në nivel kombëtar ose lokal mund të ndryshojnë dhe duhet të ndiqen.
- kontrollimi dhe gjurmimi i pacientëve;
- zbatimin e masave të rrepta të higjienës së duarve dhe dezinfektimit;
- sigurimi i disponueshmërisë dhe përdorimit të saktë të PPE nga i gjithë stafi;
- zbatimi i distancës fizike dhe përdorimi i maskave nga pacientët në dhomat e pritjes;
- shfrytëzimi i tele-stomatologjisë për konsultat e pacientëve;
- kryerja e masave të rrepta të sterilizimit për të gjitha instrumentet, mjetet dhe pajisjet stomatologjike;
- ventilimi i ordinancave stomatologjike për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të COVID-19.
Është me rëndësi të madhe hulumtimi i mëtutjeshëm lidhur me transmetimin e COVID-19, përfshirë konsideratat specifike për praktikën stomatologjike, në mënyrë që rekomandimet të evoluojnë sipas provave të reja. Prandaj del edhe zbatimi i lejimit të protokolleve më të sigurta të kujdesit shëndetësor oral. FDI do të kontribuojë në këtë bazë të provave duke publikuar, shumë shpejt, gjetjet kryesore nga një studim global që mbledh informacione nga 92 shoqata kombëtare stomatologjike nga 80 vende, me qëllim të përcaktimit të strategjive të përbashkëta që kanë qenë efektive në parandalimin dhe kontrollin e COVID-19 brenda ambienteve stomatologjike, globalisht.