Ftesë për dorëshkrime

Të nderuar anëtarë,

Revista e Stomatologëve të Kosovës (RSK) fton të interesuarit për dorëzimin e dorëshkrimeve për numrin e ardhshëm: Vëllimi 2, Numri 2, (dhjetor) 2023.

Revista mirëpret të gjitha dorëshkrimet mbi temat që përfshihen në fushëveprimin e revistës.

Afati i fundit për dorëzimin të dorëshkrimit: 10 nëntor 2023.

  • – Dorëshkrimet duhet të jenë të shkruar në gjuhën shqipe dhe me abstrakt në anglisht.
  • Për t’u pranuar, dorëshkrimet duhet të jenë në përputhje me standardet e dorëshkrimeve të revistës dhe udhëzimet për autorë.
  • Artikujt duhet të dorëzohen në e-mailin e revistës: revista@osk-ks.org
  • Të gjithë dorëshkrimet i nënshtrohen vlerësimit nëpërmjet ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse (peer review).

Korniza kohore:

  • 08 nëntor 2023: Afati i fundit për dorëzim të dorëshkrimit
  • 15 nëntor 2023: Rishikimet dhe vendimet e këshillit redaktues u komunikohe autorëve.
  • 29 nëntor 2023: Rishikimet e ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse.
  • Nëntor – Dhjetor 2023: Vendimet përfundimtare të këshillit redaktues, redaktimi përfundimtar dhe korrigjimi
  • Dhjetor 2023: Publikimi

Me respekt,
Oda e Stomatologëve të Kosovës