Ftesë për dorëshkrime
Revista e Stomatologëve të Kosovës (RSK) fton të interesuarit për dorëzimin e dorëshkrimeve për numrin e ardhshëm: Vëllimi 4, Numri 1, (qershor) 2025.
Revista mirëpret të gjitha dorëshkrimet mbi temat që përfshihen në fushëveprimin e revistës.
Afati i fundit për dorëzimin të dorëshkrimit:
• 8 maj 2025.
Dorëshkrimet duhet të jenë të shkruar në gjuhën shqipe dhe me abstrakt në anglisht.
Për t’u pranuar, dorëshkrimet duhet të jenë në përputhje me standardet e dorëshkrimeve të revistës dhe udhëzimet për autorë (https://osk-ks.org/revista/#
Artikujt duhet të dorëzohen në e-mailin e revistës: revista@osk-ks.org
Të gjithë dorëshkrimet i nënshtrohen vlerësimit nëpërmjet ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse (peer review).
Korniza kohore:
• 08 maj 2025: Afati i fundit për dorëzim të dorëshkrimit
• 15 maj 2025: Rishikimet dhe vendimet e redaksisë u komunikohet autorëve.
• 29 maj 2025: Rishikimet e ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse.
• Maj-Qershor 2025: Vendimet përfundimtare të redaksisë, redaktimi përfundimtar dhe korrigjimi
• Qershor 2025: Publikimi
Me respekt,
Redaksia e RSK-së