Ftesë për dorëshkrime
Revista e Stomatologëve të Kosovës (RSK) fton të interesuait për dorëzimin e dorëshkrimeve për numrin e ardhshëm: Vëllimi 1, Numri 2, 2022. Revista mirëpret të gjitha dorëshkrimet mbi temat që përfshihen në fushëveprimin e revistës.
Afati i fundit për dorëzimin: 15 tetor 2022
- Dorëshkrimet duhet të jenë të shkruar në gjuhën shqipe dhe me abstrakt në anglisht.
- Për t’u pranuar, dorëshkrimet duhet të jenë në përputhje me standardet e dorëshkrimeve të revistës dhe udhëzimet për autorë.
- Artikujt duhet të dorëzohen në e-mailin e revistës: revista@osk-c42eea.ingress-earth.ewp.live
- Të gjithë dorëshkrimet i nënshtrohen vlerësimit nëpërmjet të ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse (peer review).
Korniza kohore
- 15 tetor 2022: Afati i fundit për dorëzim
- 30 tetor 2022: Rishikimet dhe vendimet e këshillit redaktues u komunikohen autorëve.
- 15 nëntor 2022: Rishikimet e ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse.
- Nëntor- Dhjetor 2022: Vendimet përfundimtare të këshillit redaktues, redaktimi përfundimtar dhe korrigjimi
- Dhjetor 2022: Publikimi
ISSN 2790-1165 (Shtyp)
ISSN 2790-1173 (Online)
Këshilli redaktues i RSK-së