Dr.Sc. Kastriot Meqa
Dr Kastriot Meqa ka lindur me 20 Shtator 1973 në Gjakovë, ku e kreu shkollën fillore dhe të mesme.Studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë, Universiteti i Prishtinës i kreu me 4 Prill 1998. Në vitin 1999 është pranuar në pozitën e asistentit për lëndën “Sëmundjet e Gojës”.
Specializimin nga lëmia e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale, e kreu në vitin 2005 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK), ndërsa studimet e magjistraturës i kreu në vitin 2007, në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë, Universiteti i Prishtinës, me temën “Marrëdhënia e sëmundjes parodontale me lindjen e parakohshme dhe me peshë të ultë”.
Studimet e doktoratës i ka përfunduar më 2017 në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë, Universiteti i Prishtinës, me temën “Terapia fotodinamike në trajtimin e sëmundjeve parodontale”.
Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore dhe profesionale të organizuar brenda dhe jashtë vendit, duke qenë autor dhe bashkautor i mbi 40 punimeve shkencore dhe profesionale, si dhe është autor dhe bashkë autor i 12 punimeve shkencore të botuara në revistat ndërkombëtare të indeksuara.
Përveç aktiviteteve mësimore dhe shkencore, Kastriot Meqa ka qenë anëtar i shumë strukturave dhe komisioneve të Fakultetit të Mjekësisë, të QKSUK-së, të Odës së Stomatologëve të Kosovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.
Jeton në Prishtinë. Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.