KOMPETENCAT E ODËS

ODA E STOMATOLOGËVE TË KOSOVËS NË BAZË TË LIGJIT NR. 04/L-150 PËR ODAT E PROFESIONISTËVE SHËNDETËSOR KA KËTO KOMPETENCA:

1. Miraton kodin e etikës profesionale (kodin e etikës);

2. Regjistron dhe mirëmban regjistrin e profesionistëve dhe bashkpunёtorёve shëndetësor dhe mban regjistrin e të gjitha Institucioneve shëndetësore;

3. Lëshimi i licencave, ri-licencimi dhe revokimi i tyre;

4. Zbatimi i mbikëqyrjes profesionale me angazhim të eksperteve të lёmive përkatëse;

5. Bashkëpunimi me organet shtetërore dhe lokale që adresojnë çështjet e shëndetësisë dhe bashkëpunimi me shoqatat e tjera profesionale në vend dhe jashtë vendit;

Ushtrojnë mbikëqyrjen profesionale dhe ligjore mbi punën e profesionistëve shëndetësor;

6. Verifikon ligjshmërinë e procesit të specializimit, organizon provimin specialistik, organizon dhe mbikëqyr sub-specializimet;

7. Planifikojnë, zbatojnë edukimin e vazhdueshëm profesional;Ndërmjetëson në kontestet në mes anëtarëve të Odës dhe shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore;

8. Organizon gjyqet e nderit në lidhje me përcaktimin e shkeljeve dhe obligimeve profesionale të anëtarëve të Odave dhe shqipton masa disiplinore;

9. Cakton lartësinë e pagesës së anëtarësisë të anëtarëve të Odave;

10. Cakton lartësinë e taksës për licencim, ri-licencimit, dhe lejeve tjera për ushtrim të veprimtarisë profesionale në bazë të autorizimeve ligjore;

11. Lëshon kartelat e identifikimit dhe numrat identifikues për anëtarët e Odave;

12 .Me kërkesën e anëtarëve të Odës lëshon certifikata, vërtetime dhe dokumente tjera në bazë të evidencës zyrtare të Odës.

Përfaqëson dhe mbron interesat profesionale të anëtarëve të Odës në ushtrimin e profesionit;

13. Kujdeset për ruajtjen e autoritetit të anëtarëve të Odave në ushtrimin e punëve profesionale në pajtim me etikën profesionale;

14. Mban evidencën e anëtarëve të Odave që ushtrojnë veprimtarinë shëndetësore dhe të cilit janë të regjistruar në regjistrin e organit kompetentë në pajtim me ligjin;

15. Bashkëpunimi me organet shtetërore dhe lokale që adresojnë çështjet e shëndetësisë dhe bashkëpunimi me shoqatat e tjera profesionale në vend dhe jashtë vendit;

17. Bashkëpunimi në përgatitjen e ligjeve, dokumenteve si dhe akteve tjera nënligjore nё sektorin e shëndetësisë si dhe mbikëqyrja e zbatimit të tyre;

18. Propozimi dhe inicimi i procedurave për nxjerrjen e akteve të përgjithshme dhe të veçanta në përputhje me ligjin, statutin dhe aktet tjera të Odës;

19. Bashkëpunimi në përcaktimin e çmimores së shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve farmaceutike, ne bashkëpunim me fondin e sigurimeve shëndetësore dhe shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore;

20. Bashkëpunimi në përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale ne bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse;

21. Bashkëpunimi nё përpilimin e plan-programeve për edukimin e vazhdueshëm profesional për të gjithë profesionistët shëndetësorë;

22. Zbatimi i aktiviteteve shkencore dhe hulumtuese në përputhje me detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Odës;

23. Përfaqësimi i interesave profesionale dhe sociale të profesionistëve shëndetësorë dhe bashkёpunёtorёve tjerë;

24. Konsultimi, ofrimi i ndihmës dhe përfaqësimi i interesave të anëtarëve nё fushën e legjislacionit si dhe lёmive tjera qё ndërlidhen me fushën e shëndetёsisё;

25. Pjesëmarrja në vendimmarrje nё lidhjen e kontratave me fondin për sigurime shëndetësore;

26. Krijimi dhe menaxhimi i fondit tё Odës;

27. Bashkëpunimi me institucione përkatëse në parandalimin e veprimtarisë shëndetësore ilegale;

28. Përgatitja dhe lëshimi i formave dhe dokumenteve si dhe i revistave, librave dhe publikimeve tjera;

29. Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të Odës;

30. Promovimi dhe zbatimi i aktiviteteve kulturore dhe shoqërore të anëtarëve, organizimi i ngjarjeve kulturore, sportive dhe ngjarje të tjera sociale;

31. Emërimi i përfaqësuesve tё Odës nё marrëveshje me institucionet e te gjitha niveleve të kujdesit shëndetësor;

32. Zhvillimi i aktiviteteve tjera nё përputhje me ligjin, statutin dhe aktet tjera tё përgjithshme tё Odës.