Konkurs për përkrahje financiare të punimeve shkencore
Oda e Stomatologëve të Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të saj, në lidhje me përkrahjen, zhvillimin e kapaciteteve shkencore vendore dhe me qëllim të stimulimit si dhe promovimit të shkencës të realizuar nga anëtarët e saj që janë vlerësuar dhe botuar në revistat prestigjioze kredibile me impakt ndërkombëtar shpall konkurs për përkrahje financiare të punimeve shkencore.
Oda e Stomatologëve të Kosovës i bënë thirrje stomatologëve kosovar të konkurojnë për përfitimin e granteve shkencore për punimet e publikuara përgjatë vitit 2024. Pesë (5) punimet e përzgjedhura sipas kritereve të konkurit do të përfitojnë shumën në vlerë prej 500.00 € (euro).
Afati për konkurim është i hapur nga data: 24 03. 2025 deri 03.04. 2025 në ora 14:00.
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni konkursin për përkrahje financiare të punimeve shkencore për vitin 2024 dhe formularin për aplikim.