KQZ HAP PROCEDURËN E APLIKIMIT PËR KRYETAR TË OSK-SË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke u bazuar në Neni 46 të Rregullorës për zgjedhjen e organeve të OSK-së, hap afatin e kandidimit për Kryetar të OSK-së nga data 27.03.2023 deri më 31.03.2023 në ora 13:00.
KRITERET E KANDIDIMIT PЁR KRYETAR TË OSK-së
- të jetë anëtarë i zgjedhur për Kuvendin e Odës nga Njësia e tij Zgjedhore;
- të jetë jo më shumë se në moshën e daljes në pension në momentin e zgjedhjes;
- të ketë jo më pak se 10 vjet përvojë në profesion;
- të ketë siguruar mbështetjen me nënshkrimet e 10 (dhjetë) anëtarëve të zgjedhur për Kuvend. Kandidati nuk mund të jep nënshkrim mbështetës për vetveten. Një anëtarë i Kuvendit mund të mbështesë vetëm një kandidatë për kryetar.
- të ketë përvojë në udhëheqje së paku 3 vite;
- të mos jenë marrë masa ndëshkimore etike ndaj tij;
- të ketë integritet dhe reputacion etiko-moral dhe profesional;
- të ketë të publikuara punime shkencore/ profesionale.
KQZ është organ kompetent për vlerësimin e përmbushjes së kritereve të kandidimit.
Dorëzimi i formularit për kandidim së bashku me CV dhe dëshmitë e përvojës profesionale dhe në udhëheqje ; certifikata mbi të kaluarën etike dhe dëshmitë e publikimeve shkencore/profesionale, dorëzohen në Sekretariatin e KQZ-së (zyret e OSK-së), deri me datë 31.03.2023 në ora 13:00, përmes dorëzimit në formë fizike personalisht në zyret e OSK-së.