Mbështetje për kolegët tanë të infektuar me virusin COVID-19

Të nderuar anëtarë,

Oda e Stomatologëve të Kosovës menjëherë pasi u informua se disa kolegë tanë janë infektuar me virusin COVID-19, ka ndërmarrë masa për të sqaruar situatën e krijuar, sepse si kolegët, po ashtu edhe pacientët e tyre, janë të brengosur në mënyrë të arsyeshme për këtë ngjarje.

Oda e Stomatologëve të Kosovës ka detyrim të mbrojë integritetin profesional të të gjithë anëtarëve të saj dhe apelon për përmbajtje nga lajmet sensacionale dhe informacionet dezinformuese, me rastin e kolegëve tanë që kanë bërë punën e tyre duke ndihmuar pacientët dhe duke vepruar sipas rekomandimeve, që është detyra e tyre mjekësore, deri sa të përcaktohen të gjitha faktet që ndërlidhen me këto raste.

Në këtë drejtim, OSK i ka dërguar një kërkesë IKSHPK-së që të shqyrtojë sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarje në mënyrë që publiku të mund të informohet në mënyrë të duhur.

OSK i falënderon dhe i ofron mbështetje me gjithë zemër kolegëve tanë të prekur dhe familjet e tyre.

 

JU LUTEMI RESPEKTONI ME PËRPIKËRI MASAT MBROJTËSE TË SHPALLURA NGA IKSHPK, MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE ODA E STOMATOLOGËVE TË  KOSOVËS!